Видео

Pique: U ndjeva inferior përballë Real Madridit, nuk jemi skuadra më e mirë

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, ka thënë se skuadra e tij nuk është më e mira për momentin, duke shtuar se për herë të parë është ndier inferior përballë Real Madridit.

pique-12-780x439

Mbretërit fituan në Superkupë të Spanjës me rezultat të përgjithshëm 5-1, duke treguar nivel më të lartë se Barcelona.

“Sezoni është i gjatë dhe ka vend për përmirësime”.

“Por në nëntë vite, kjo është hera e parë që jam ndier inferior përballë Madridit”.

“Është e vërtet që e kanë fituar Ligën e Kampionëve sezonin  shkuar, por ne ishim këtu para se të fitonin dhe i mposhtëm”.

“Nuk jemi ekipi më i mirë në këtë moment.  Duhet sa më shpejtë të fillojmë dhe të shikojmë përpara”, ka thënë Pique.