Bota

Zjarri në verilindjeje të Athinës shkaktoi evakuim të disa mijëra personave

Disa mijëra persona në rajonin në verilindje të kryeqytetit grek Athinë sot i kanë braktisur shtëpitë e tyre për shkak të zjarrit pyjor, që doli nga kontrolli, kumtoi DPA.

zjarr

Shërbimi për situata të jashtëzakonshme, përmes zëdhënësve dhe kumtesave në radio dhe televizione, iu bëri thirrje njerëzve të rajonit të Kalamos t’i braktisin shtëpitë e tyre.

Shefi i shërbimit grek për mbrojtje civile Janis Kapakis për televizionin grek deklaroi se “zjarri është shumë i rëndë”.

Kryeministri Aleksis Cipras përmes Tuiterit ju bëri thirrje shërbimeve qeveritare t’i bashkojnë përpjekjet në luftën me zjarrin.

Flaka tani më ka shkatërruar dhjetëra shtëpi. Nuk ka informacion për viktima, citon DPA.

Zëdhënësi i shërbimit për situata të jashtëzakonshme deklaroi se ende nuk është bërë vlerësimi përfundimtar i dëmeve, sepse shumë nga shtëpitë në rajon janë në zona të distancuara.