Bota

“Xhaka e ka vetë në dorë, ja pse iku Abrashi”

Giani De Biasi ka folur sërish për largimin e Taulant Xhakës nga Kombëtarja pas ndeshjes me Italinë, teksa nuk është shprehur aspak i habitur nga kjo.

kombetarja

“Më shkroi një sms pas ndeshjes, duke më thënë që po kthehej në Bazel, për t’u stërvitur atje. I thashë që në skuadër nuk ka shenjtorë, nuk ka Maradona e Pelé. Të gjithë jemi njësoj dhe ndjekim udhëzimet e trajnerit. A u befasova? Le të themi: nuk ishte edhe aq befasuese për mua”, është shprehur fillimisht tekniku italian në intervistën e dhënë për “Blick”.

De Biasi ka mohuar problemet me Xhakën dhe ka sqaruar pse nuk luajti ndaj Italisë.

“Ai ka luajtur çdo ndeshje kualifikuese, veç njërës. Kundër Italisë kisha plane të tjera taktike. E ardhmja e Xhakës në Kombëtare? Varet prej tij, jo prej meje”.

ABRASHI – “Amiri ka probleme në gju. Sakrifikoi për të ardhur në Palermo, u munduam ta rikuperonim, por nuk ishte e mundur. Largimi i tij është normal, ka nevojë të shërohet. Nuk kam asnjë problem me të”.

TIFOZËT – “Nuk kemi pasur kurrë probleme me tifozët tanë në 5 vitet e fundit. Dukej sikur nuk ishin tifozët tanë”.

BOTËRORI – “E kisha thënë që në fillim të eliminatoreve që normalisht ne nuk kishim shanse në këtë grup. Do kisha preferuar të luaja kundër Letonisë, si Zvicra. Në atë rast me shumë mundësi fitonim”.