Bota

Vrima ka “gëlltitur” një piceri lokale në Ohajo

Në vendin e vogël Kruskuill në shtetin amerikan Ohajo, nën një piceri të njohur lokale është hapur një vrimë me thellësi prej gjashtë metrave dhe e ka “gëlltitur” ndërtesën, por për fat askush nuk është lënduar.

picerija

Vrima e cila është paraqitur nën ndërtesë, e ka rrëzuar katin e parë të objektit. Piceria pas 47 vjet ekzistimi do të duhet të mbyllet pasi është shkatërruar tërësisht.

Të punësuarit dhe banorët e Kruskuillit thonë se kanë arritur të shpëtojnë një pjesë të pajisjes dhe ushqimit, ndërsa ekipet e ndërtimit po përgatitet ta përfundojnë rrëzimin e ndërtesës.