Bota

VIDEO: Kaplohet nga zjarri një ndërtesë 27-katëshe banesore në Londër, brenda ka shumë njerëz

pozar

Rreth 200 zjarrfikës me 47 automjete po luftojnë me zjarr të madh në një ndërtesë banesore 27-katëshe, që gjendet në pjesën perëndimore të Londrës.

“Në ndërtesën, e njohur si Grenuel tauer në rajonin Kansingtoni Verior, gjenden njerëz dhe për momentin po bëhet evakuimi”, kumtoi policia.

Tani për tani dy personave u është dhënë ndihmë mjekësore, ndërsa rajoni është bllokuar nga policia. Bi-Bi-Si njoftoi se në kulmin e ndërtesës ka shumë njerëz, të cilët aty janë bllokuar dhe po presin ndihmë.