Bota

Venezuela: Kemi përgjigje të përgatitur gjatë sulmit eventual të SHBA-së

Nëse presidenti amerikan Donald Tramp dërgon ushtri në Venezuelë, Karakasi do të ketë përgjigje të përgatitur, deklaroi djali i presidentit të Venezuelës, Nikolla Maduro i riu.

venezuela

Ai në fjalimin para Asamblesë kushtetuese deklaroi se në këtë rast arma do të mund të arrijë në Nju-Jork dhe se mund të ndërmerret edhe Shtëpia e Bardhë.

Administrata amerikane e dënoi regjimin e presidentit të Venezuelës, Nikollas Maduro për shkak të shkeljes së të drejtave të njeriut, ndërsa Tramp kohë më parë deklaroi se opsioni për intervenimin ushtarak në Venezuelë mbetet i hapur.

Më shumë se 120 persona e kanë humbur jetën gjatë protestave antiqeveritare në Venezuelë nga prilli në përleshjet midis policisë dhe demonstruesve.