Bota

Ushtarët koreanoveriorë i paraqitën Kim Xhong-un-it plan për sulm raketor në rajonin e Guamit

Lideri i Koresë Veriore Kim Xhong un është informuar nga persona të lartë ushtarakë për planin për sulmin raketor në ishullin Guam, territor amerikan në Oqeanin Paqësor.

kim

Kim hollësisht ka biseduar për planin me përfaqësues të lartë ushtarakë gjatë kohës së vizitë së djeshme në qendrën komanduese të forcave strategjike raketore.

Ai deklaroi se për një kohë të caktuar do t’i vëzhgojë veprimet e SHBA-së, para se të marrë vendim.

“SHBA-ja, e cila e para vendosi afër nesh sasi të madhe strategjike të forcave bërthamore, e para duhet që të marrë vendim dhe të tregojë me vepra nëse dëshiron që të ulen tensionet në Gadishullin Korean dhe  të pengohet konflikt i rrezikshëm ushtarak”, informojnë mediat koreanoveriore.

Kim i dha urdhër armatës që të jetë në gatishmëri të vazhdueshme për sulm, nëse ai merr një vendim të tillë.