Bota

UNICEF: Fëmijët refugjatë nga Mianmari ballafaqohen me ferrin

Një numër i madh fëmijësh pjesëtarë të popullit rohinxhi, të cilët kanë ikur nga Mianmari, ballafaqohen me kushte të vështira në kampet për refugjatë në Bangladesh.

133857705

Në raportin e Fondit për fëmijë të Kombeve të Bashkuara theksohet se shumica e fëmijëve, të cilët përfshijnë 58 për qind nga refugjatët e Mianmarit, gjatë dy muajve të fundit janë jomjaftueshëm të ushqyer.

“Pjesa më e madhe e fëmijëve në Bangladesh ishin prezentë në vuajtjet në Mianmar, të cilat asnjëherë nuk është dashur t’i shohin, me ç’rast përjetuan humbje të mëdha”, tha drejtori ekzekutiv i UNICEF-it, Enton Lejk.

Në raportin e UNICEF-it, të publikuar para konferencës donatore që do të mbahet të hënën në Gjenevë, theksohet se refugjatëve u duhet ujë i pastër, ushqim, masa sanitare-shëndetësore, strehim dhe vaksina kundër paraqitjes së mundshme të kolerës.

Paralajmërohet se në kërcënimin për trafikim me njerëz, të cilët mund të eksploatojnë fëmijë në rajonet ku ka koncentrim më të madh të refugjatëve.

Sipas rezultateve fillestare të KB-së, më shumë se 500.000 rohinxhë deri tani arritën në Bangladesh nga provinca Rakhin e Mianmarit, prej 25 gushtit, nga fillimi i operacioneve ushtarake të forcave të sigurisë së Mianmarit.

KB-ja ofensivën ushtarake në Mianmar e përshkruan si pastrim etnik, megjithatë Mianmari insiston se ushtra e saj lufton kundër “terroristëve të cilët vrasin civilë dhe djegin fshatra”.