Bota

Tuiti i Obamës kundër dhunës më i pëlqyeri në histori

Tuiti i ish-presidentit amerikan Barak Obama, me rastin e dhunës në Sharlotsvil është më i pëlqyeri në historinë e Twitterit.

obama

Obama në tuit e citoi Nelson Mandelën, ndërsa ka pothuajse tre milionë “e pëlqej” pasi është vendosur më 13 gusht, pas dhunës në Sharlotsvil në Virxhinia.

“Askush nuk lind me urrejtje për dikë tjetër për shkak të ngjyrës së lëkurës, prejardhjes apo fesë. Njerëzit duhet të mësojnë të urrejnë, ndërsa nëse mund të mësojnë të urrejnë, mund të mësojnë edhe të duan, sepse dashuria  më shumë i përket zemrës njerëzore se sa  e kundërta e saj”, shkroi Obama, duke cituar Mandelën.

Tuiti shoqërohet me fotografinë në të cilën Obama qesh me katër fëmijë të racave të ndryshme. Fotografia është e vitit 2011, kur Obama e ka vizituar qendrën në Merilend.