Bota

Tre persona lëndohen nga të shtënat në rrethin e Munihut

Një grua police është lënduar në kokë, ndërsa dy persona të tjerë, kalimtarë rasti, janë lënduar në mënyrë serioze, nga të shtëna të papritura të cilat ndodhën në një stacion hekurudhor në rrethin e Munihut.

Police officers secure the area around a commuter rail station in Unterfoehring near Munich, southern Germany, where shots were fired on June 13, 2017. 
According to the police, several people were injured by the shots and a female police officer was badly wounded. / AFP PHOTO / Christof STACHE        (Photo credit should read CHRISTOF STACHE/AFP/Getty Images)

Në kumtesën e policisë gjermane thuhet se policët të cilët kanë qenë në stacion, i janë përgjigjur zjarrit dhe më pas më lehtë e kanë plagosur sulmuesin, i cili tani ndodhet në arrest.

Autoritetet gjermane pohojnë se nuk bëhet fjalë për sulm terrorist, por menjëherë pas incidentit, komunikacioni hekurudhor në pjesën jugore të kryeqytetit bavarez është në ndërprerje të plotë.

Policia bind popullatën lokale se më nuk ka kurrfarë kanosje për njerëzit në këtë pjesë të qytetit.

Incidenti ka ndodhur kur policët kanë intervenuar gjatë një debati më serioz të disa personave, pasi tek njëri prej grupit është vërejtur thikë.

Në këtë moment, sulmuesi e ka marrë pistoletën nga policja dhe ka filluar të gjuaj, duke shtënë pesë herë.

Gruaja e plagosur police (26) është duke luftuar për jetën, ndërsa dy të lënduarit të tjerë janë në mjekim spitalor.

Policia nuk e zbuloi identitetin e sulmuesit të arrestuar, përveç se bëhet fjalë për një gjerman 37-vjeçar, banor i Munihut.