Bota

Tilerson: Aksioni ushtarak kundër Koresë Veriore një nga opsionet e mundshme

Sekretari amerikan i Shtetit, Reks Tilerson deklaroi sot se edhe aksioni ushtarak i SHBA-së kundër Koresë Veriore është një nga “opsionet e vendosura në tavolinë”.

tilerson

Ai gjatë vizitës së zonës së demilitarizuar, e cila i ndan Korenë Jugore dhe Korenë Veriore deklaroi se SHBA-ja nuk e dëshiron këtë mundësi, por shtoi se nëse vazhdojnë të rriten kërcënimet do të mendojnë edhe për të.

“Natyrisht se këtë nuk e dëshirojmë. Nëse vazhdojnë të kërcënohen me programin e tyre për armatosje, deri në nivel i cili kërkon aksion edhe ai opsion është në tavolinë”, deklaroi Tilerson.