Bota

Thaçi: Të trajtohen dinjitetshëm viktimat e krimit

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim haçi tha të hënën se përkushtimi i institucioneve të vendit ndaj viktimave të krimit duhet të jetë i përditshëm dhe sipas tij institucionet  janë të orientuara në krijimin e kushteve për mbrojtjen e tyre.

thaci

Presidenti i vendit këto komente i bëri në një konferencë që po mbahet në kuadër të javës për të drejtat e viktimave të krimit, ku tha po ashtu se viktimat e krimit duhet të trajtohen dinjitetshëm.

“Përkushtimi ynë ndaj tyre duhet të jetë i përditshëm. Institucionet e Republikës së Kosovës janë të orientuara në krijimin e kushteve në mbrojtjen e viktimave të krimit. Zotohemi se do të vazhdojmë angazhimin që Republika e Kosovës t’i mbrojë, avancojë të drejtat e njeriut në përgjithësi e po ashtu dhe viktimat e krimit”, tha presidenti në këtë konferencë për po mbahet nën patronatin e kryeprokurorit të shtetit, Aleksander Lumezi.