Bota

Thaçi: Sulmi ndaj gazetarëve është i patolerueshëm në një shoqëri demokratike

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka reaguar ndaj sulmit të gazetarit Parim Olluri, duke thënë se një sulm i tillë është i patolerueshëm.

hashim-thaci-2-780x439

Thaçi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se gazetarët nuk duhet të dekurajohen nga aktet e tilla kriminale.

Lexoni të plotë postimin e Thaçit në Facebook:

“Sulmi ndaj gazetarit Parim Olluri është i patolerueshëm në shtetin të cilin e kemi ndërtuar mbi vlerat e demokracisë, respektimit të të drejtave të njeriut dhe shprehjes së lirë.

Parimit dhe bashkëshortes së tij u uroj shërim të shpejtë, derisa nga organet kompetente kërkoj veprime të vendosura dhe të shpejta, në mënyrë që sulmuesit të dalin para drejtësisë.

Gazetarët nuk duhet të dekurajohen nga akte të tilla kriminale.

Përkundrazi!

 Ata duhet të vazhdojnë, me një vendosmëri të pathyeshme, rolin e tyre të pazëvendësueshëm në një shoqëri demokratike”.