Bota

Të mundshme aktakuzat e para në hetimin për involvimin e supozuar të Rusisë në zgjedhjet në SHBA

Afera me involvimin e dyshuar rus në zgjedhjet e vitit të kaluar për president të SHBA-së, mund të hyjë në etapën e re që sot, kur sipas mediave lokale pritet të ngiten aktakuzat e para në suaza të hetimit që e zhvillon prokurori special, Robert Mujler.

133933962

Shërbimet amerikane të inteligjencës sollën konkluzion në janar se Rusia është involvuar në zgjedhjet në tentim t’i ndihmojë Donald Trampit ta fitojë Hillari Klintonin me sulme kibernetike dhe publikim të emajleve, si dhe diskreditimin e saj në rrjetet sociale.

Mjuler, i cili është ish drejtor i FBI-së, heton nëse ka lidhje mes bashkëpunëtorëve të Trampit dhe qeverive të huaja, si dhe skema eventuale për larje të parave, evazion fiskal dhe krim tjetër financiar, theksojnë burime të njohura me hetimin.

Trampi i hedh poshtë pohimet për marrëveshje sekrete me Rusinë dhe thotë se hetimi është “gjuajte e shtrigave”.

Kremlini gjithashtu mohon se është i involvuar në çfarëdolloj mënyre në zgjedhjet amerikane.

Ekipi i Mjuler e kryen punën në mënyrë diskrete dhe deri tani asgjë nuk ka dalë në opinion për të dyshuarit, si dhe për akuzat që do të ngrihen.

Sipas Si-En-En, një ekip gjyqësor ka miratuar të premten një aktakuzë dhe sot është e mundur të arrestohet të paktën një i dyshuar.

Tramp lidhur me hetimin në Tuiter shfaqi kritika të reja në llogari të ish kandidates të Partisë Demokratike, Hillari Klinton duke theksuar se “faktet po paraqiten”.

Tuiti i tij është publikuar pasi Si-En-En njoftoi se porota federale në Uashington ka miratuar aktakuzat e para në hetimin penal për involvim të dyshuar rus në zgjedhjet amerikane.