Bota

Sulmohet shefi i Shërbimit Korrektues, Sokol Zogaj

Mëngjesin e sotëm është sulmuar  drejtori i Shërbimit Korrektues, Sokol Zogaj.

sokol1491319677

Rasti ka ndodhur derisa Zogaj po dilte nga banesa e tij. Nuk dihet akoma se nga kush u krye ky sulm, njofton Klan Kosova.

Rastin e ka bërë të ditur përmes një komunikate Ministria e Drejtësisë.

“Ministria e Drejtësisë dënon ashpër sulmin brutal ndaj z. Zogaj, dhe i fton organet kompetente ta trajtojnë rastin, në mënyrë që kryerësit e këtij akti brutal të dalin para organeve të drejtësisë.

Ministria e Drejtësisë  do të bashkëpunoj me organet kompetente deri në zbardhjen e plotë të sulmit brutal ndaj z. Zogaj”, thuhet në komunikatë.

screenshot_1