Bota

Shtetësia e Palestinës tema qendrore e samitit arab në Jordani

Liderët arabë sot në Jordani marrin pjesë në Samitin vjetor, ku tema qendrore është apeli për pranimin e shtetësisë palestineze.

arabet

Pritet që në Samitin e sotëm do të mbështeten pozicionet kyçe palestineze dhe se do të dërgohet sinjal deri te presidenti amerikan Donald Tramp, para mbledhjes në Shtëpinë e Bardhë me liderët e Egjiptit dhe Jordanisë, se marrëveshjes për shtetësinë palestineze duhet t’i paraprijë normalizimi i marrëdhënieve mes Izraelit dhe arabëve.

Çështja palestineze gjithashtu është test edhe për unitetin arab në rajonin e ndarë, ku liderët shpesh ndodhen në palë të kundërta në përleshjet afatgjate.

Presidenti sirian Bashar al Asad nuk merr pjesë në mbledhjen e sotme.