Bota

Shpërthim në Mitrovicë

Persona të panjohur mbrëmë kanë hedhur një mjet shpërthyes në hotelin “Sasha” në Mitrovicë.

mitrovice-shperthimi

Mjeti ka shpërthyer, ka dëme materiale por nuk ka të lënduar, citohet të ketë thënë për Tanjug-un shefi i operativës së policisë rajonale të Kosovës, Zhelko Bojiq, transmeton Koha.net.

Një i incident i ngjashëm kishte ndodhur edhe në fillim të dhjetor.

Në këtë hotel, siç kishin njoftuar atëherë media serbe, kishte qëndruar ministrja e Kosovës për Dialog, Edita Tahiri. Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes.