Bota

Shidlo: Sulmi në Londër është dëshmi se nuk duhet të pranohen refugjatët

Kryeministrja polake Beata Shidlo e ka ndërlidhur sulmin e sotëm në Londër me krizën politike të Bashkimit Evropian për migracion, duke theksuar se incidenti terrorist e justifikon qëndrimin e Varshavës ndaj migrantëve.

b

“Dëgjoj shpesh në Evropë se nuk duhet ta ndërlidh politikën migruese me terrorizmin, por nuk është e mundur që të mos ndërlidhet”, theksoi Shidlo për televizionin polak “TVN24”.

Shidlo, theksoi duke aluduar në paralajmërimin e komisarit për migracion të BE-së Dhimtris Avramopulos që të mos refuzojnë vendet e Unionit t’i pranojnë migrantët, se ai duhet të përqendrohet në atë se si t’i evitojë sulmet, si ato të djeshmet në Londër.

Qeveria polake nuk pranuar asnjë nga 6.200 migrantët që i janë caktuar vendit në kuadër të kuotave të BE-së.