Bota

SHI-ja mori përgjegjësinë për sulmin në Nju-Jork

Kryesi i sulmit në Nju-Jork në të cilin të martën e humbën jetën tetë persona është “ushtar” i SHI-së. Këtë e theksoi dje grupi xhihadist, i cituar nga qendra amerikane e specializuar për ndjekje të lëvizjeve xhihadiste në internet (SITE).

is

“Një nga pjesëtarët e SHI-së sulmoi në një rrugë në Nju-Jork”, thuhet në tekstin e vensosur nga grupi An Naba.

“Me vullnetin e Allahut operacioni futi frikë në Amerikë në rrugët dhe i shtyu t’i prëforcojnë masat për siguri dhe mekanizmat për kufizim të emigrantëve në Amerikë”, qëndron në tekstin e An Nuba.

Sulmin e kreu 29-vjeçari nga Uzbekistani, Sajfullo Saipov, i cili gjithashtu tha se është anëtar i SHI-së dhe se është “krenar” për shkak të aksionit.