Bota

Senati spanjoll vendos për suspendimin e autonomisë së Katalonjës

Senati spanjoll sot duhet të prononcohet për kërkesën e Qeverisë së kryeministrit Marijano Rahoj për aktivizimin e nenit 155 të Kushtetutës së Spanjës, që praktikisht do të suspendohet autonomia e Katalonjës.

spanja

Senati duhet t’i aprovojë Qeverisë marrjen e drejtpërdrejtë  të administratës mbi Katalonjën, me qëllim që të pengohet shpallja e pavarësisë së saj.

Me vendimin e Madridit do t’i mundësohet shpërndarja e Qeberisë rajonale katalonase, përkufizim të kompetencave të Parlamentit në Barcelonë dhe shpallje të zgjedhjeve të parakohshme, deri në mbajtjen e të cilave me Katalonjën do të udhëhiqte organ i veçantë nga ana e Kabinetit spanoll.

Komisioni i Senatit spanjoll mbrëmë e aprovoi propozimin e Qeverisë, pasi paraprakisht e pranoi amandamentin e Partisë Punëtore Socialiste opozitare të Spanjës (PSOE), me të cilin parashikohet gradualisht dhe proporcionalisht vcendosjen e masave, varësisht nga zhvillimi i situatës në Katalonjë.

Partia Popullore Konservatore (PP) e Rahojit ka shumicë absolute në Senat, pas aprovimit vendimi pritet të jetë vetëm formalitet.

Njëkohësisht, në Barcelon ë duhet të vazhdojë seanca e Parlamentit katalonas, para të cilit dje presidenti i Qeverisë rajonale, Karles Puxhdemon theksoi se ka vendosur të mos kërkojë thirrrje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, sepse nuk ka marrë garanci se në një rast të tillë Masdridi do heq dorë nga suspendimi i autonomisë së Katalonjës.

“Ia lëmë Parlamentit katalonas t’i përcaktojë pasojat nga zbatimi i nenit 155 të Kushtetutës kundër Katalonjës”, tha Puxhdemon.

Qeveria spanjolle vendosi për një hap të këtillë, pasi autoritetet në Barcelonë më 1 tetor zbatuan referendum për pavarësinë e Katalonjës, e cila u shpall për të paligjshëm nga na e Madridit. Në referendum votuan rreth 40 për qind e zgjedhësve të regjistruar, prej të cilëve mbi 90 për qind u prononcuan për pavarësi.