Bota

Seanca konstituive nga ora 10:00 – PAN nuk merr pjesë

Seanca konstituive në Parlamentin e Kosovës do të vazhdojë sot, e enjte, nga ora 10:00, njofton Klan Kosova.

kuvendiks

Në seancë, ashtu siç është paralajmëruar, pritet të mos marrin pjesë deputetët e koalicionit PAN- Partia Demokratike  e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën.

Ndërsa pjesëmarrjen e kanë paralajmëruar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të koalicionit LAA – Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Alternativa.

Në seancë do të marrë pjesë edhe Lista Serbe dhe deputetët e minoriteteve.