Bota

Rahoj: Spanja solidarizohet me Barcelonën

Kryeministri spanjoll Mariano Rahoj deklaroi se vendi i tij solidarizohet me vuajtjen në Barcelonë dhe në qytetet e tjera të Evropës, të cilët ishin cak i sulmeve terroriste.

marijano-rahoj-reuters-juan-medina

Pas sulmit të djeshëm, Rahoj e vizitoi Barcelonën. AI deklaroi se për momentin viktimat dhe të afërmit dhe miqtë e tyre janë prioriteti kryesor i autoriteteve.

Ai deklaroi se Katalonia ishte caku i sulmit të terrorizmit xhihadist, si dhe qytete të tjera në botë.

Sipas tij, banorët e Parisit, Nicës, Brukselit, Berlinit dhe Londrës e kanë ndjerë dhimbjen dhe pasigurinë e njëjtë si banorët e Barcelonës gjatë ditës së djeshme.

Për Spanjën ky sulm është më i përgjakshmi nga viti 2004, kur sulmues të inspiruar nga Al Kaeda kryen sulme të koordinuara ndaj trenave të udhëtarëve në Madrid, në të cilat e humbën jetën 192 persona.

Rahoj shpalli tre ditë zie në Spanjë.