Bota

Qeveria e Katalonisë përsëri kërkon referendum për pavarësi

Qeveria e rajonit autonom spanjoll Katalonia përsëri kërkoi nga Madridi referendum për pavarësi, të inspiruar sipas shembullit të Skocisë.

screenshot_1

Kërkesa është dërguar në një letër të hapur drejtuar Madridit, e cila është publikuar në gazetën “Pais”, nga ana e kryeministrit katalonas, Karles Puçdemon dhe zëvendësi i tij Oriol Zhunkeras.

“U dëshmua se Skocia dhe Mbretëria e Bashkuar përsëri do të dakordohen për organizimin e një referendumi të dytë për pavarësi, kanë shkruar dy liderë katalonas. Ata megjithatë kanë harruar të përkujtojnë se kryeministrja britanike Tereza Mej vlerëson se tani është momenti për një referendum të tillë.

Autoritetet në Kataloni premtuan se në shtator do të organizojnë referendum për pavarësi, me ose pa pëlqimin e Madridit.

Katalonasit janë të ndarë rreth çështjes së pavarësisë, por shumica dëshiron mbajtjen e referendumit. Madridi kundërshton me argumentin se një votim i tillë nuk është paraparë me Kushtetutë.