Bota

Putini e priti Marin le Pen në Kremlin

Lideri i Frontit nacional i djathtë ekstrem, Marin le Pen, e cila është kandidat për president të Francës ishte pritur sot në Kremlin nga presidenti rus Vladimir Putin, lajmëroi TASS.

marie

“Rusia u jep rëndësi të madhe marrëdhënieve me Francën, me ç’rast synon të mbajë marrëdhënie të balancuara si me pushtetin, ashtu edhe dhe opozitën”, tha Putin.

Lidhur me fushatën presidenciale në Francë ai theksoi se Rusia “në asnjë mënyrë nuk dëshiron të ndikojë mbi ngjarjet aktuale, por e mban të drejtën të komunikojë me përfaqësuesit e të gjitha forcave politike në vend”, tha Putin dhe sqaroi se ashtu veprojnë edhe shtetet e tjera evropiane dhe SHBA.

Le Pen iu falenderua Putinit për takimin dhe theksoi se mes Francës dhe Rusisë ka lidhje të thella strategjike kulturore dhe ekonomike.