Bota

Pluhur i bardhë i dyshimtë shkaktoi panik në Borou Market të Londrës

Tre persona janë ankuar për irritim të lëkurës dhe të syve si pasojë e ekspozimit të një “substance të panjohur” që ishte dorëzuar në pako një një restorant në lagjen londineze Borou Market.

133812046

Rajoni rreth restorantit “Feng Sushi” në këtë lagje, i cili është cak i sulmit terrorist në fillim të qershorit, menjëherë ishte bllokuar nga policia, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë arritur ekipe të ndihmës së parë mjekësore dhe zjarrfikës. Të gjithë personat në dhe rreth restorantit janë evakuuar urgjentisht për shkak të “pluhurit të parë” të dyshimtë.

Sipas policisë, masa e tillë është ndërmarrë për shkak të kujdesit, por Skotland Jard më vonë kumtoi se tërë incidenti megjithatë nuk trajtohet si kërcënim terrorist.

Është hapur edhe hetim për ngjarjen, por tani për tani askush nuk është arrestuar.

Restoranti “Feng Sushi” ishte një prej objekteve ndaj të cilave xhihadistët kanë kryer sulm terrorist para dy muajve.

Pronari i restorantit deklaroi se nga shërbimi i zjarrfikësve të Borou Market ka marrë njoftim se duhet ta mbyllë objektin, sepse atje “ka ndodhur diçka keq”.