Bota

Përfundon mbledhja e PDK’së, ja çka u diskutua për rreth dy orë!

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë dhe Këshillit Drejtues të PDK’së, në të cilën ka marrë pjese edhe kreu i partisë Kadri Veseli.

pdk

Pas përfundimit të mbledhjes, e cila u konsideruar si e rregullt, Dlerta Deliu e kësaj partie tha se brenda takimit është diskutuar për procesin e zgjedhjeve lokale, të parapara të mbahen më 22 tetor.

Ajo nuk ka treguar nëse është folur për emra konkret për kandidatët e PDK’së për kryetar komunash, por ka thënë se një pjesë e emrave që do ti paraqesë kjo parti do të ketë kandidat të rijnë,, shkruan Gazeta Express.

Po, sipas Deliut në garë do të vazhdojnë të jenë edhe disa nga kryetarët e komunave që deri tash ka drejtuar PDK’ja e të cilët janë treguar të suksesshëm.

“PDK do të garojë me platformë më të mirë ku edhe do të dal si partia e parë”, ka deklaruar Blera Deliu pasi ka dalë nga mbledhja.

Ndryshe, kjo mbledhje ishte thirru nga kryetari Kadri Veseli, dhe ka zgjatur rreth dy orë. /GazetaExpress/.