Bota

Për herën e katërt vazhdon seanca konstituive

Këtë të hënë është paralajmëruar se do të vazhdojë edhe një herë seanca konstituive e zgjedhjes së kryeparlamentarit.

mikullovci3

Kryesuesi Adem Mikullovci ka thirrur edhe një herë ligjvënësit kosovarë për të marrë pjesë në këtë seancë, që është paralajmëruar të nisë si rëndom nga ora 10:00, njofton Klan Kosova.

Edhe administrata e Kuvendit ka njoftuar se kjo seancë do të vazhdojë sot. Deri më tash ka zyrtarë të koalicionit PAN që kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në këtë seancë.