Bota

Pavlopulos i bëri thirrje Shojbles t’i respektojë obligimet për lehtësimin e borxhit grek

Presidenti grek Prokopis Pavlloplos, i cili prej sot është për vizitë zyrtare në Gjermani, i bëri thirrje ministrit gjerman të Financave, Volfgang Shojble t’i respektojë obligimet dhe të japë “dritë jeshile” në takimin e Eurogrupit më 15 qershor, për lehtësimin e borxhit grek.

132516599

“Grekët bënë vetëflijim të pashpjegueshëm dhe duhet të gjendet zgjidhje deri më 15 qershor”, deklaroi presidenti grek në një intervistë për gazetën “Velt”.

Ai theksoi se marrëveshja për Greqinë duhet t’i mundësojë vendit që t’i japë fund obligimeve të vete dhe se në këtë pikëpamje ka pëlqim prej Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Qendrore Evropiane (BQE).

“Shojble dhe Ministria gjermane e Financave duhet t’i plotësojnë premtimet e tyre, si dhe Greqia, përmes realizimit të kushteve të cilat janë vendosur nga kreditorët për shkurtimin e pensioneve dhe për zvogëlimin e minimumit të patatimuar”, konstatoi presidenti grek.