Bota

Pavel: NATO është kundër vendimit që Turqia të blejë sisteme raketore ruse S-400

Kryetari i Komitetit ushtarak të NATO-s, Petar Pavel deklaroi se Aleanca është kundër vendimit që Turqisë për blerje të  sistemeve raketore ruse S-400, kryesisht për shkak të, siç vlerëson ai, shkaqeve të sigurisë, e jo për shkak të papajtueshmërisë teknike të pajisjes ushtarake të Rusisë dhe Perëndimit.

132591508

“Furnizimi potencial me sisteme S-400 ka pasoja të caktuara. Bëhet fjalë për sistem, i cili nuk mundet pjesërisht për shkaqe teknike, por kryesisht për shkak të masave të sigurisë, të jetë i integruar në sistemin për mbrojtje antiraketore të NATO-s”, theksoi Pavel.

Ai konsideron se aleatët duhet të zhvillojnë diskutime në lidhje me këtë, me qëllim që të shqyrtohen të gjitha çështjet, të cilat shkaktojnë shqetësim.

Më 12 shtator presidenti Rexhep Taip Erdogan theksoi se Ankaja ka nënshkruar me Moskën marrëveshje për blerje të sistemeve S-400.