Bota

Pas vizitës në Uashington Merkel do të takohet edhe me Putinin

Kancelarja gjermane, Angela Merkel e cila nesër e fillon vizitën në SHBA në kuadër të së cilës do të takohet me presidentin amerikan, Donald Tramp në fillim të Majit do të takohet edhe me presidentin rus, Vlladimir Putin njoftojnë mediat gjermane.

mp

Vizitën, që siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Berlini duhet të ndodh më 2 maj, e ka paralajmëruar presidenti rus, Vlladimir Putin në takimin me kryeministrin e krahinës së Bavarisë, Horst Zehofer i cili sot u mbajt në Moskë.

“Ma përshëndetni shumë kancelaren federale. Ne e presim vizitën e zonjës Merkel më 2 maj”, ka thënë Putin në takimin me Zehofer.

Tani për tani për takimin midis Putinit dhe Merkelit nuk ka konfirmim zyrtar nga qeveria gjermane.

Lideri i Unionit Social (CSU) në Moskë shkoi me delegacion prej 60 politikanëve dhe biznesmenëve me qëllim që t’i ripërtërijë marrëdhëniet e prishura ekonomike midis Bavarisë, që është rajoni më i pasur në Evropë dhe Rusisë.

Zahofer në Moskë ka biseduar edhe për gjendjen në Ukrainë dhe mundësinë për zvogëlimin e tensioneve në Evropën lindore.