Bota

Partia e Merkelit fitoi në zgjedhjet rajonale në Sar

Partia e kancelares gjermane Angela Merkel, Unioni kristiano-demokratik (CDU) fitoi dje në zgjedhjet rajonale në Sar, tregojnë rezultatet paraprake.

merkel

Në Sar, një nga krahinat më të vogla federale gjermane, janë mbajtur zgjedhje për Parlamentin lokal, në të cilat sipas rezultateve paraprake, CDU fitoi 40,7 për qind nga votat e zgjedhjeve, ndërsa Partia kundërshtare socialdemokrate e Gjermanisë, e qendrës majtiste në krye me kryetarin e saj të sapozgjedhur Martin Shulc, fitoi 29,6 për qind të votave.

Në Parlamentin lokal, në krahinën të dytë më të vogël me radhë ka hyrë edhe partia Majtistja me 12,9 për qind, që do të thotë se ka humbur tre për qind të mbështetjes.

Alternativa për Gjermaninë (AFD) me 6,2 për qind të votave e kaloi pragun zgjedhor dhe ajo hyri në Parlament.

Zgjedhjet në Sar treguan edhe trend të uljes së popullaritetit të partisë së të Gjelbërve, i cili me 4,5 për qind vota të fituara nuk arriti të hyjë në Parlamentin lokal.

Ky rezultat zgjedhor mundëson vazhdim të koalicion të madh të tanishëm midis demokristianëve dhe socialdemokratëve.

Zgjedhjet në Sar janë tregues i rëndësishëm për disponimin e votuesve në vitin zgjedhor. Në maj mbahen zgjedhje në krahinat federale Shlezvig dhe Rajna Veriore Vestfalija, ndërsa nga fundi i shtatorit edhe zgjedhje federale parlamentare.