Bota

Operacion masovik “Gracka e ujkut 2” zbatohet në Stamboll

Të gjitha hyrjet drejt Stambollit përmes tokës, ajrit dhe ujit janë bllokuar në kuadër të operacionit me emrin e koduar “Gracka e ujkut-2”, në të cilin marrin pjesë dy mijë policë, publikoi televizioni privat turk Si-En-En Turk.

Turkish riot police enter Istanbul's Taksim square, the epicentre of nearly two weeks of anti-government demos, during clashes with protestors on June 11, 2013 on a 12th day of unrest. Turkish Prime Minister Recep Tayyip Erdogan said today he had "no more tolerance" for the mass anti-government demonstrations that have engulfed the country.      AFP PHOTO / ARIS MESSINIS        (Photo credit should read ARIS MESSINIS/AFP/Getty Images)

Operacioni nën emrin e koduar “Gracka e ujkut” u krye më 15 mars në pjesën aziatike të qytetit. Aksioni i sotëm i policisë në Stamboll do të jetë vazhdim i aksionit paraprak dhe në të janë përfshirë pjesëtarët e të gjithë reparteve policore.

Aktivitetet e policisë kësaj radhe janë fokusuar në bregun evropian dhe do të zbatohet në periudhë midis orës 12 dhe 15. Në operacion janë përfshirë helikopterë dhe gliserë të policisë.

Nuk është kumtuar qëllimi i operacionit.