Bota

OBSH paralajmëron për sëmundjet më vdekjeprurëse

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi në sëmundjet joinfektive që janë arsye për më shumë raste vdekshmërie në botë dhe kërkoi që shtetet t’i përforcojnë përpjekjet që të arrijnë qëllime të vendosura në vitin 2015.

obsh

Në evaluimin e saj të parë, OBSH tgekson se “bota nuk është në rrugën që t’i përmbushë qëllimet” e uljes së vdekshmërisë nga sëmundje joinfektive deri në vitin 2030.

“Është arritur progres, por shumë i kufizuar”, deklaroi Dagllas Beçer, drejtor i sektorit për parandalim të sëmundjeve joinfektive në OBSH. Ai shtoi se nevojitet aksion urgjent.

Sëmundjet joinfektive vrasin më shumë se 40 milionë njerëz çdo vit prej të cilëve 15 milionë të moshës midis 30 dhe 70 vjeç. Më shumë se 80 për qind e këtyre rasteve vdekjeprurëse janë në kategorinë “të parakohshëm”.

Numër më të madh të viktimave marrin sëmundjet kardiovaskulare – 17,7 milionë në vit, pasojnë kanceri me 8,8 milionë, sëmundje të rrugëve të frymëmarrjes – 3,9 milionë dhe diabeti i cili vret 1,6 milionë njerëz.

Që të ndryshojë efikasiteti i luftës kundër sëmundjeve joinfektuese OBSH vendosi 19 qëllime midis të cilëve – rritje të çmimit të cigareve, miratim të politikave kombëtare lidhur me konsumimin e kripës dhe promovim të gji-dhënies.

Në raport thuhet se më së shumti kanë bërë Kostarika dhe Irani me përmbushjen e 15 nga 19 qëllime. Pasojnë Brazili, Bullgaria, Turqia, Britania…Asnjë qëllim nuk kanë përmbushur Angola, Guineja Ekuatoriale, Huinea Bisao, Sudani Jugor.