Bota

Novak: Rritje prej 28 për qind në këmbimin tregtar mes Turqisë dhe Rusisë

Këmbimi tregtar mes Turqisë dhe Rusisë në gjysmën e parë të vitit shënon rritje prej 28 për qind, deklaroi ministri rus i Energjetikës Aleksansar Novak në hapjen e Panairit ndërkombëtar në Izmir, lajmëroi TASS.

132912247

Ai theksoi se të dy vendet kanë perspektiva për bashkëpunim në të gjitha fushat e ekonomisë.

“Veçanërisht të fuqishme janë perspektivat në fushën e investimeve, falë fondit të përbashkët të formuar investues”, theksoi Novak.

Rusia është partner i Panairit ndërkombëtar në Izmir, i cili sot zyrtarisht ishte hapur, delegacioni rus numëron rreth 300 pjesëmarrës.