Bota

Një i vdekur dhe 10 të plagosur gjatë një sulmi para një xhamie në Londër

Një person ka humbur jetën, ndërsa 10 të tjerë janë lënduar kur një fugon ka goditur këmbësorët në parkun Fajnsburi, pranë një xhamie, në veri të Londrës, ka deklaruar policia.

Police officers attend to the scene after a vehicle collided with pedestrians in the Finsbury Park neighborhood of North London, Britain June 19, 2017. REUTERS/Neil Hall

Policia britanike është duke bërë hetime nëse ka mundësi që sulmi të jetë terrorist.

“Një person ka vdekur në vendin e ngjarjes”, ka thënë polica, duke shtuar se dhjetë persona janë lënduar, dy duke u trajtuar ku ka ndodhur sulmi, ndërsa tetë të tjerë në spital.

Policia ka thënë se një person është arrestuar pasi dëshmitarët kanë thënë që sulmi që ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme, të ketë qenë i qëllimshëm.

I arrestuari është një 48 vjeçar, që dyshohet se e ka kryer sulmin. Pas arrestimit i dyshuari është dërguar në spital për vlerësim të gjendjes së tij mendore.

Policia e shpallur sulmin si një “incident të madh, derisa gazeta “The Guardian” ka raportuar se policia britanike kundër terrorizmit ka ardhur për të ndihmuar hetimet.

Autoritet në Britani kanë thënë se ngasësi i automjetit “ishte ndaluar fillimisht nga personat afër vendit të sulmit dhe më pas ai është arrestuar nga policia”.

Këshilli Mysliman i Britanisë ka thënë përmes Tuiterit se incidenti ndodhi pranë xhamisë në Parkun Fajnsburi dhe se një furgon “qëllimisht” goditi personat që ishin duke dalë nga xhamia. Këshilli u ka bërë thirrje autoriteteve të rrisin sigurinë rreth xhamive.

Kryeministrja Teresa Mej ka deklaruar se mendimet e saj janë me ata që janë lënduar në “këtë incident të tmerrshëm”.

“Të gjitha mendimet e mia janë me ata që janë plagosur, të dashurit e tyre dhe shërbimet e emergjencës në vendngjarje”, ka thënë ajo.

Udhëheqësi britanik i opozitës Xheremi Korbin, ka thënë se është “krejtësisht i tronditur” nga ky incident.

Kohën e fundit, Britania është duke u përballur me disa sulme terroriste, duke përfshirë sulmin më 3 qershor në të cilin u vranë tetë persona dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në Urën e Londrës dhe në afërsi të Borouh Market.