Bota

Nën moton “Amerika në vendin e parë” Tramp sot e prezanton buxhetin e ri të SHBA-së

Presidenti amerikan Donald Tramp sot do të prezantojë një pjesë të planit buxhetor për vitin e ardhshëm, që pritet t’i inkorporojë rritjen e shpenzimeve për mbrojtje dhe zvogëlimin e mjeteve për ndihmën për jashtë vendit dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor, lajmëron DPA.

trrrrr

Gjatë krijimit të propozim buxhetit, pikëpamjet e presidentit janë shndërruar “në numra”, vëren drejtori për buxhet Mik Malveni, duke i theksuar shumicën e parave për mbrojtje, siguri kufitare dhe zbatimin e të drejtës.

“Keni kandidat me moton ‘Amerika në vendin e parë'”, keni edhe buxhet me moton “Amerika në vendin e parë”, tha Malveni.

Buxheti i Departamentit amerikan të shtetit do të zvogëlohet për 28 për qind, më së shumti përmes zvogëlimit të programeve për ndihmë për jashtë vendit, ndërsa “funksioni i përgjithshëm diplomatik i departamentit” do të mbahet, theksoi drejtori për buxhetin.

Sekretari amerikan i shtetit Reks Tilerson, i cili është për vizitë në Japoni, sot në Tokio deklaroi se si duket niveli i shpenzimeve të Departamentit të shtetit e ka arritur nivelin i cili nuk mund të përmbahet, duke e pas parasysh zvogëlimin e financave për diplomacinë e vendit të tij për 28 për qind.

Ministria e Mbrojtjes, megjithatë, do të marrë 10 për qind ose 54 miliardë dollarë më shumë, ndërsa Ministria e Sigurisë së Brendshme gjashtë për qind më shumë, duke përfshirë edhe 1,5 miliardë dollarë gjatë këtij viti për ndërtimin e murit përgjatë kufirit jugor dhe 2,6 miliardë dollarë në vitin 2018.

Propozim buxheti përfshin edhe ulje të financimit për Agjencinë për mbrojtje të mjedisit jetësor, ndërsa do të ndërpritet edhe me pjesëmarrjen qeveritare në Koordinimin për emetimin publik radioteleviziv (Si-Pi-Bi).