Bota

Në Rusi arrestohen disa terroristë të cilët kishin përgatitur atentate në Moskë

Shërbimi federal rus për siguri (FCB) ka arrestuar katër terroristë, një shtetas rus dhe tre të shteteve të Azisë Qendrore, të cilët kanë përgatitur atentate në Moskë dhe rajon, kumtoi pres-qendra e FCB-së, transmeton TASS.

policiarusi

Grupi kishte planifikuar të kryejë atentate vetëvrasëse me mjete të fuqishme shpërthyese në vendet ku mblidhen shumë njerëz, para së gjithash, objekte transportuese dhe qendra tregtare në Moskë.

Përgatitja ishte udhëhequr nga emisari i grupit Shteti Islamik, i cili ka vepruar sipas urdhrave të liderëve të tij nga Siria.

Në afërsi të drejtpërdrejtë të kryeqytetit të Rusisë është zbuluar dhe shkatërruar një laboratori, në të cilën terroristët i kanë përgatitur shpërthimet dhe mjetet shpërthyese, thekson FCB.