Bota

Në ishujt grekë për dhjetë ditë kanë mbërritur 337 refugjatë dhe emigrantë

Në dhjetë ditët e para të këtij viti në ishujt grekë në Detin Egje kanë mbërritur 337 refugjatë dhe emigrantë.

shator

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina, në Lesbos kanë mbërritur 136 refugjatë, në Hios 91 dhe në Samos 110 refugjatë dhe migrantë.

Në këto tre ishuj momentalisht ka gjithsej 10.935 migrantë dhe refugjatë kërkesat e të cilëve për azil ende nuk janë shqyrtuar.

Ndërkohë, aeroplani me të cilin ministri grek i Politikës Migruese Janis Muzalas duhej të udhëtojë për në Lesbos, u kthye në Athinë, për shkak të kushteve të këqia të motit.

Muzalas sot duhej ta vizitojë kampin e refugjatëve Moria.