Bota

Ndërroi jetë ish-presidenti i Gjermanisë, Roman Hercog

Ish-presidenti gjerman Roman Hercog sot ndërroi jetë në moshën 82-vjeçare.

roman

Hercog në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar insistoi që Gjermania të zbatojë reforma ekonomike, por gjithashtu theksonte se sa është e rëndësishme që të mos harrohet Holokausti.

Presidenti aktual gjerman Joahim Gauk deklaroi se Hercog ka qenë “personalitet unik”.

Hercog u bë president i Gjermanisë në vitin 1994, katër vite pas bashkimit.