Bota

NATO me vërejtje ndaj Rusisë për shkak të stërvitjeve ushtarake

Anëtaret e NATO-s e kanë “përballur” Rusinë me “lëshimet” e vërtetuara gjatë stërvitjes së paradokohshme ushtarake “Perëndimi”, sidomos kur bëhet fjalë për numrin e ushtarëve, të cilët kanë marrë pjesë në të, deklaroi mbrëmë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg pas mbledhjes së Këshillit NATO-Rusi.

nato

“Numri i ushtarëve, që kanë marrë pjesë në stërvitje, dukshëm e ka tejkaluar numrin që është paralajmëruar para stërvitjes”, theksoi Stoltenberg, duke precizuar se ato vërejtje ia ka transmetuar ambasadorit rus në Aleancë, Aleksandar Grushko.

Stërvitja “Perëndimi”, të cilin Moska e kreu muajin e kaluar së bashku me Bjellorusinë në krahun lindor të NATO-s, shkaktoi shqetësim tek Polonia  dhe vendet baltike për shkak të vëllimit të saj dhe qëllimeve të Rusisë.

NATO, në të kaluarën, në shumë raste e ka kritikuar Moskën për shkak të mungesës së transparencës në lidhje me manovrat ushtarake ruse.