Bota

NATO investon tre miliardë euro në teknologjitë e reja

NATO planifikon të investojë tre miliardë euro për shkak të avancimit të teknologjive satelitore dhe kompjuterike në tre vitet e ardhshme, deklaroi një funksionar i lartë i Aleancës, i cili ka kërkuar të mbetet anonim.

nato

Në insistimin të pengohen kërcënimet kibernetike dhe kërcënimet e tjera, përfshirë edhe raketat iraniane, investimet e NATO-s tregojnë se përleshjet janë gjithnjë e më të mëdha, si edhe në det, tokë dhe ajër, transmeton BTA.

Një funksionari i lartë i Sektorit inofrmatik-komunikim të NATO-s, deklaroi se planet nënkuptojnë investim prej 1,7 miliardë eurove në komunikimin satelitor për mbështetje më të madhe të trupave ushtarak dhe anijeve të Aleancës, si dhe për mbështetje gjatë shfrytëzimit të fluturakeve pa pilot.

Propozimet, prej të cilave disa paraprakisht duhet të miratohen nga qeveritë e shteteve anëtare, parashikojnë edhe investim të 800 milionë eurove në sisteme kompjuterike të cilat ndihmojnë në menaxhimin e mbrojtjes ajrore dhe raketore, deklaroi funksionari.

Për avancimin e mbrojtjes të 32 lokacioneve kryesore të NATO-s nga sulmet kibernetike do të investohen 71 milionë euro.

Edhe 140 milionë euro do të investohen në zbatimin e komunikimeve më të sigurta mobile të ushtarëve të Aleancës në terren.