Bota

Nacionalistët spanjoll e sulmuan xhaminë kryesore në Granadë

Xhamia kryesore në Granadë dje ishte sulmuar nga një grup i të rinjve të djathtistëve ekstremë, të cilët kanë hedhur bomba tymi dhe kanë brohoritur slogane ksenofobikë dhe antiislamik, kumtuan mediat spanjolle, transmeton BTA.

133822649

 Në atë moment në xhami ka pasur disa qindra njerëz.

“Ai i cili e ka financuar këtë xhami, ka financuar terrorizmin. Pse autoritetet heshtin?” – ishte shkruar në flamurin, që e kanë mbajtur të rinjtë.

Policia arriti 15 minuta pas fillimit të aksionit dhe protestuesit u shpërndanë. Mbishkrimet me kërcënime kundër myslimanëve u paraqitën në fasadat e xhamive në Longrono (rajoni autonom Rioha), në qytetin katalonas Montblank dhe në Sevilje (rajoni autonom Andaluzia).

Ndërkohë, myslimanët spanjollë organizojnë aksione për bërjen homazh për viktimat e sulmeve. Dje qindra u mblodhën në Puerta del Sol në Madrid. Ngjarje të ngjashme u organizuan edhe në qytete të tjera.

Komisioni mysliman spanjoll e dënoi dhunën menjëherë pas sulmeve. Rreth njëqind komuna myslimane në Kataloni, për sot në Barcelonë, planifikojnë manifestim të madh kundër terrorizmit.