Bota

Mun Xhe-in: Nuk guxohet të lejohet luftë në Gadishullin Korean

Presidenti i Koresë Jugore Mun Xhe-in porositi sot se “më nuk guxohet të ketë luftë” në Gadishullin Korean dhe i bëri thirrje Koresë Veriore të mos sillet në mënyrë kërcënuese në momentin kur rritet tensioni midis Phenianit dhe Uashingtonit, me ç’rast të dy palët paralajmërojnë aksione ushtarake.

korea veriore

“Në Gadishullin Korean më nuk guxohet më të ketë luftë. Pa marrë parasysh me çfarë suksesesh dhe dështimesh përballemi, situata duhet të zgjidhet në mënyrë të qetë”, tha Mun, duke e hapur takimin e rregullt me ndihmësit dhe këshilltarët e lartë, theksoi presidenca koreanojugore.

Mun gjithashtu shprehu bindje se SHBA-ja do të përgjigjet në situatën momentale në mënyrë të qetë dhe me përgjegjësi “me qëndrimin siç e ka Koreja Jugore”.