Bota

MPJ turke: Thirrja e referendumit për pavarësi të Kurdistanit irakian është gabim shumë i madh

Turqia kumtoi sot se qëllimi i kurdëve irakianë të mbajnë referendum për pavarësi është “gabim i temrrshëm”, duke theksuar se integriteti territorial dhe uniteti politik i Irakut janë parimet themelroe për Ankaranë.

mpjtr

“Vlerësojmë, se kjo paraqet gabim të tmerrshëm”, qëndron në kumtesën e Minsitrisë turke të Punëve të Jashtme.

Kurdistani irkaian kumtoi të mërkurën se ka ndër mend të thirrë referendum për pavarësi – hap, që sipas të gjitha gjasave nuk do të pranohet mirë nga Qeveria qendrore në Bagdad.

Turqia konsideron se referendumi për pavarësi nuk do të jetë i dobishëm as për Irakun, as për Kurdistanin irakian.

MPJ e Turqisë theksoi se “në këtë periudhë, kur në rajon po ndodhin ngjarje kritike, nisma e lëndës do të çojë në pasoja negative të cialt do ta rrisin destabilitetin”.