Bota

Moskë: Vritet ish deputeti i Dumës ruse

Ish deputeti i Dumës ruse Denis Voronenkov sot është vrarë në qendër të Kievit.

voronekov

Presidenti ukrainas Petro Poroshenko menjëherë pas vrasjes deklaroi se bëhet fjalë për “terrorizën shtetëror rus”.

Ai shtoi se Voronenko ka qenë njëri ndër dëshmitarët kryesor për agrsionin rus në Ukrainë, ndërsa veçanërisht për rolin e ish presidentit ukrainas Viktor Janukoviq lidhur me dërgimin e trupave rusë në Ukrainë.

Në deklaratën e Poroshenkos reagoi zëdhënësi i Kremilinit Dmitrij Peskov, duke theksuar se akuzat janë absurde.

Paraprakisht, policia në Ukrainë kumtoi se sot rreth mesditës është vrarë ish deputeti rus para një hoteli në Kiev dhe se truproja e tij është lënduar gjatë të shtënave.

Voronenkov  vitin e kaluar iku në Ukrainë me bashkëshorten e tij dhe u ndihmonte autoriteteve ruse ta ndërtojnë rastin për tradhtinë e madhe të ish presidentit ukrainas Viktor Janukoviq.