Bota

Mogerini: Zgjidhje urgjente të krizës koreane në mënyrë paqësore

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Federika Mogerini, bëri thirrje për zgjidhje urgjente të krizës në Gadishullin Korean në mënyrë paqësore, ndërsa aspak në mënyrë ushtarake.

mogerini

“Ekziston nevojë urgjente për deeskalim të tensioneve të Gadishulit Korean. Kjo është prioritet i BE-së dhe bashkësisë ndërkombëtare. Për këtë arsye i bëjë thirrje Republikës Demokratike Popullore të Koresë (RDPK) që të përmbahet nga aksione provokuese plotësuese të cilët vetëm mund të krijojnë tensione rajonale dhe globale”, thekson Mogerini me rastin e rritjes së tensioneve midis Koresë Veriore dhe SHBA-së.

Siç vetë shtoi, në moment të këtillë kritik BE-ja e mbështet bashkëpunimin diplomatik me partnerët me qëllim që të vijë deri në deeskalim të situatës dhe arritje të denuklearizimin e plotë të Gadishullit Korean me mjete paqedashëse, joushtarake, transmetojnë mediat franceze.

“Kjo është rruga e vetme që çon deri në paqe afatgjate”, deklaroi ajo dhe shtoi se BE-ja është e gatshme ta mbështesë procesin me qëllim të krijimit të dialogut kredibil dhe të projektuar me Korenë Veriore dhe bashkësisë ndërkombëtare, me lidership të Republikës së Koresë.