Bota

Merkel: Liderët e BE-së kërkojnë të ulet ndihma parainkuadruese e Turqisë

Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se gjendja me të drejtat e njeriut në Turqi është e papranueshme dhe se liderët nga Bashkimi Evropian kanë kërkuar nga Komisioni Evropian “në mënyrë përgjegjëse” ta shqyrtojnë çështjen për uljen e ndihmës parainkuadruese për Ankaranë.

merkel2

Merkeli u bëri thirrje kolegëve të saj ta ulin financimin që BE-ja  e planifikon për Turqinë lidhur me kandidimin e saj për hyrje në bashkësi. Kancelarja u mbështet nga Belgjika dhe Holanda.

Në një deklaratë për mediat, pas darkës së mbrëmshme në të cilën liderët biseduan për marrëdhëniet me Turqinë, Merkeli tha se dëshiron qëndrim të përbashkët të BE-së për negociatat inkuadruese dhe se dialogu me Ankaranë duhet të vazhdojë.

Ajo shtoi se nuk parashikon negociata me Turqinë për zgjerimin e unionit doganor me BE-në.

Kancelari austriak Krisitijan Kern tha se fondet parainkuadruese kanë qenë të planifikuara t’i ndihmojnë Turqisë të afrohet deri te standardet evropiane për sundimin e së drejtës.

“Kjo siç duket nuk ishte e suksesshme”, deklaroi Kern dhe shtoi se është koha të rishqyrtohet ky koncept”.