Bota

Mej: Nevojiten masa më të fuqishme kundër Kim Xhong-un

Kryeministrja britanike, Tereza Mej mbrëmë kërkoi masa më të fuqishme kundër programit për armatim bërthamor të liderit verikorean Kim Xhong-un, por edhe ruajtje të rendit ndërkombëtar dhe institucioneve multilaterale.

mej

“Kim vazhdon ta sfidojë dhe provokojë komunitetin ndërkombëtar dhe t’i kërcënojë fqinjët e vet. Vendosshmëria e omunitetit ndërkombëtar për përforcimin e rregullave është më e fuqishme nga vendosshmëria e Koresë së Veriut për t’i minuar”, theksoi Mej në fjalimin në mbledhjen e Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Ajo u bëri thirrje liderëve që t’i mbrojnë rregullat e bazuara në rendit ndërkombëtar dhe institucionet e veta multilaterale.

Mej paralajmëroi edhe për shumë sfida të rrezikshme me të cilat përballen vendet-anëtare të KB-së ngfa përdorimi i armëve kimike në Siri kundër popullit të vet deri te terrorizmit dhe bëri thirrje për përpjekje të përbashkëta.

“Besoj se mënyrë e vetme t’u përgjigjemi një sërë sfidash është tëp bashkohemi dhe ta mbrojmë rendin ndërkombëtar në krijimin e të cilit punuam shumë dhe në vlerat për të cilat angazhohemi. Vlera themelore, të cilat i ndajnë anëtaret e KB-së janë drejtësia. ndershmëria dhe të drejtat e njeriut, ndërsa ato mes vendeve krijuan shkak të përbashkët për veprim të bashkuar për interes të përbashkët dhe për formim të një sistemi multilateral”, potencoi Mej.

Fjalimi i kryeministres Mej është i kundërt me atë të presidentit Tramp, i cili variantet e fjalëve “sovran” apo “sovranitet” i përdori mbi 20 herë, ndërkaq me atë rast e ngriti “shtetin nacional”.