Bota

Mej: Britania e Madhe e braktis BE-në

Kryeministrja britanike Tereza Mej sot i informoi deputetët në Parlamentin britanik se zyrtarisht është aktivizuar neni 30 nga Marrëveshja e Lisbonës dhe se “Britania e Madhe e braktis BE-në”.

mej

“Sot hyri në fuqi vendimi demokratik i popullit të Mbretërisë së Bashkuar për dalje nga BE”, deklaroi Mej në fjalimin në Parlament.

Ajo u bëri thirrje britanikëve të mbeten unik, me qëllim që të sigurohet “marrëveshje e mundshme më e mirë” për vendin.

“Britania do të mbetet partner i përkushtuar i Evropës”, theksoi Mej, duke shtuar se Londra do të synojë drejt marrëveshjes për partneritet të ardhshëm me BE-në edhe për konfirmimin e kushteve për braktisjen e bllokut.

Mej theksoi se dita e sotme është historike për Britaninë e Madhe dhe se pas aktivizimit të procedurës për Bregzit më shumë “nuk ka kthim mbrapa”.