Bota

Mbrojtja e privatësisë mund t’i rrezikojë të ardhurat e rrjeteve sociale

Serviset për letërkëmbim  përmes Internetit, siç janë Uatsap, iMesixh dhe Xhimeil,  mund të përballen me rregulla më të ashpra për mënyrat  në të cilat duhet t’i ndjekin aktivitetet e shfrytëzuesve të tyre, përderisa miratohet propozimi i Komisionit Evropian për mbrojtje të privatësisë, e cila është prezantuar mbrëmë.

SAN FRANCISCO, CA - FEBRUARY 19:  Facebook and WhatsApp logos are displayed on portable electronic devices on February 19, 2014 in San Francisco City. Facebook Inc. announced that it will purchase smartphone-messaging app company WhatsApp Inc. for $19 billion in cash and stock.  (Photo Illustration by Justin Sullivan/Getty Images)

Siç thuhet, serviset do të duhet të garantojnë besueshmëri për bisedat e shfrytëzuesve të tyre dhe të kërkojnë leje të tyre për ndjekje të aktiviteteve, me qëllim që t’u tregojnë reklama të përshtatura.

Shumica e online serviseve falas mbështeten në marketingun që të financohen, që ka shkaktuar drojë se propozimi i KE-së mund t’i rrezikojë ato të ardhura.

Propozimi i KE-së parashikon rregulla të caktuara të cilat për momentin kanë të bëjnë vetëm me telekom operatorët, por zgjerohen në kompanitë e internetit të cilat ofrojnë shërbime për thirrjet dhe dërgim dhe marrje të porosive përmes internetit, me qëllim që të mbyllet jazi në dispozitat ligjore mes industrisë së telekomit dhe shumicës së gjigantëve amerikanë të internetit, siç janë Fejsbuku, Gugëll dhe Majkrosofti.